Ofensiva ushtarake e Turqisë nga ana e Sirisë ka ngritur shqetësimet për krime lufte, ndërsa së fundmi janë publikuar disa video vërtetë problematike, ku tregohet sesi ushtarët turq ekzekutojnë të burgosur kurdë e civilë.

Në rrjet janë shfaqur video tronditëse të luftëtarëve që qëllojnë të burgosur të paarmatosur. Pak ditë më parë, janë shfaqur filmime, sesi ushtria turke vriste njerëz ën mes të një autostrade, të cilat shokuan opinionin publik botëror, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Në videon e publikuara së fundmi, tregohet sesi ushtria e Turqisë ekzekutonkurdët e civilët, ndërsa pamjet janë marrë nga vetë ushtarakët, të cilët kanë filmuar pamjet rrëqethëse. Nesër mbaron armëpushimi në Siri, kurse Amerika është tërhequr përfundimisht nga Siria.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb