Një sezon më parë Teuta ishte një nga ekipet me sulmin më të mirë, kishin “bollëk” në fazën ofensive, aq sa kishin luksin të largonin dhe golashënuesin më të mirë, Amadu Latif. Për ironi të fatit apo për keq menaxhim, sot Teuta problemin më të madh ka pikërisht sulmin, vetëm 8 gola kanë shënuar durrsakët në 13 javë kampionat, vetëm Luftëtari ka bërë më keq. Përballë Vllaznisë ishte i njëjti skenarë, i parë dhe riparë disa herë, prodhojnë futboll, kanë kontrollin e lojës por çalojnë shumë në metrat e fundit, kjo ishte sfida e radhës që nuk arrijnë të shënojnë, detaj tek i cili ndalet sërish trajneri Shkëmbi:

Situata që po përjeton Teuta deri në këtë pikë sezoni është absurde, janë me një këmbë në fazën “play-off”, dy pikë larg Vllaznisë por njëkohësisht janë vetëm 2 pikë larg vendit të dytë. Bledi Shkëmbi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe nuk heq dorë nga objektivat e rëndësishëm, për fatin e tij të mirë, as rivalët e Teutës nuk po bëjnë më mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb