24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes historike të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi, kanë dalë pamjet e arrestimit të tij. Evan Gershkovich u arrestua në mars të vitit të kaluar. Pamjet tregojnë agjentë të inteligjencës ruse, të veshur me rroba civile, duke sulmuar restorantin në Yekaterinburg ku gazetari po fliste me një burim, në një takim të vëzhguar fshehurazi nga autoritetet ruse. Agjentët e FSB-së shihen duke i vënë Gershkovich prangat, përpara se ta hedhin me fytyrë poshtë në tokë dhe njëri prej tyre e ndalon duke i shtypur gjurin në shpinë. Më pas ai nxirret nga restoranti, dhe dërgohet në automjetin e FSB-së.
Po ashtu u publikua një regjistrim audio që supozohet të jetë një bisedë mes Gershkovich dhe burimit të tij pak para ndërhyrjes së agjentëve. Kujtojmë se gazetari amerikan u arrestua nga autoritetet ruse për “spiunazh”, akuzë që nuk e pranoi kurrë. Ai u akuzua për mbledhjen e informacionit të klasifikuar për një kompani që prodhon tanke për luftën e Rusisë në Ukrainë. Pak javë më parë u zhvillua gjyqi i tij në një gjykatë ruse dhe gazetari u dënua me 16 vite burg, por më në fund u lirua pas 16 muajsh burg në fillim të këtij muaji. Përpara se të lirohej në shkëmbimin më të madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë, Evan Gershkovich iu kërkua, së bashku me të burgosurit e tjerë që të liroheshin me të, të plotësonin një formular për Vladimir Putin duke i kërkuar me shkrim falje në mënyrë që Presidenti rus të nënshkruante dekretet për faljen e 13 të burgosurve të liruar.
Në këtë formalitet, që gjithsesi ishte kusht i marrëveshjes së shkëmbimit, gazetari amerikan shtoi në formular një kërkesë të tijën: Një intervistë kokë më kokë me Putinin pas lirimit.
ФСБ после обмена Эвана Гершковича и Пола Уилана решила показать видео их задержания
По утверждению ведомства, Гершковича задержали «с поличным», когда он пытался получить от работника «Уралвагонзавода» секретную информациюhttps://t.co/NBY11rT02u
Видео: РЕН ТВ pic.twitter.com/teTCTPCF9R
— Медиазона (@mediazzzona) August 5, 2024
(BalkanWeb)