Biznesmeni Elman Abule ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është marrë në pyetje nga SPAK për 4 orë me radhë. Sipërmarrësi mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 10.00 të kësaj të enjte dhe doli prej aty në 14.00.
Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pas dëshmisë, ai refuzoi të komentonte para mediave. Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.
Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.
(BalkanWeb)