ITALI– Një skaf me 1.5 ton marijuanë i nisur nga brigjet shqiptare drejt Italisë, është kapur në Locride. Pas një ndjekje të gjatë nga policia janë vënë në pranga 7 persona, mes tyre 3 skafistë shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se skafi ishte i mbushur plot me drogë, dhe lundronte me shumë shpejtësi.

Sapo kanë pikasur mjetin dhe kanë marrë informacione, policia ka nisur aksionin në detin Jon për të ndaluar skafin që udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Në këtë aksion janë përfshirë mjetet nga 4 shtete, Itali, Greqi, Spanja dhe Portugali.

Mediat italiane, raportojnë se droga kishte destinacion tregun italian. Pavarësisht aksionit në det të hapur, trafikantët arritën të shkarkonin kanabisin në bregun e Kalabrisë, por u kapën teksa po ngarkonin drogën në një furgon.

Sakaq, policia italiane ka arrestuar 3 skafistët shqiptarë dhe 4 persona të tjerë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: