Vijon faza e konkursit për 500 vende të lira për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ policia ka bërë me dije se 120 konkurrentë i nënshtrohen testimit fizik çdo ditë, ndërsa kjo fazë do të vijojë deri të mërkurën.

“Vijon dita e gjashtë e testimit fizik për 500 vende për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Çdo ditë nga 120 konkurrentë i nënshtrohen testimit fizik. Një proces transparent, i monitoruar dhe çdo konkurrent në fund të çdo ushtrimi njihet me pikët e fituara.

Testimi fizik do vijojë deri ditën e mërkurë dhe pas shpalljes së listës fituese do vijojë faza e tretë dhe ajo e testit psikologjik”, thuhet në mesazhin e policisë, e cila ka publikuar një video nga konkursi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: