Nga: SENAD NIKSHIQI
SHKODER – Gjashtë burra të fisit Ndrevataj dhe Mrishaj nga Tropoja nuk jetojnë më për shkak të gjakmarrjes. Vrasje këto të ndodhura pas vitit 2000. I vetmi burrë i familjes Ndrevataj që ka mbetur gjallë, nga Tropoja është vendosur në zonën e ish-Fermentimit në Shkodër. Tre prej 5 djemve të tij që kanë mbushur moshën madhore nuk mund të shkojnë në shkollë nga frika se hakmarrja mund të vazhdojë.

“Fëmijët kanë dëshirë të shkojnë në shkollë, mundësia nuk është. I bëjmë thirrje shtetit me mujt me u pjatu këto familje”- shprehet nëna e djemve.

Njëri prej djemve, i cili sapo ka kryer shkollën 9-vjeçare tregon se ëndrrat i janë ndërprerë në mes, sepse nuk mund ta kalojë pragun e derës për të shkuar në shkollë.

“Më vjen dorjesh për pikturë, por qejf kam më shumë tek pyjorja. Ndihem larg shokëve të mi, nuk jam si shokët e mi, ata janë në liri.’- shprehet djali i ngujuar.

Kjo histori e vrasjeve të ndërsjella mes dy fiseve Ndrevataj dhe Mrishaj fatkeqësisht vijon edhe sot pas 16 vitesh. Burrat dhe djemtë e fisit qëndrojnë të ngujuar, duke mos mundur as të punojnë por as të shkollohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Në qarkun e Shkodrës, janë 18 të rinj që kanë të njëjtin fat.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb