Franko Lerda është nga të paktët italian, për të mos thënë i vetmi, që jo vetëm po arrin të përshtatet me Partizanin dhe realitetin shqiptar por tashmë filozofia e tij po rezulton fituese. Me prepotencë, me arrogancë, i mbështetur në maksimum nga stafi drejtues, Lerda ka arritur të dominoj mbi një grup të mbushur me “gjela”, ka vendosur diktatin e tij dhe më në fund mund të buzëqesh pasi Partizani po rikthehet aty ku të gjithë kërkonin, në krye të klasifikimit.


Lerda
Lerda

7 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, ekipi që ka gabuar më pak nga të gjithë, një ekip që ka potencialin e duhur për të mbrojtur titullin kampion. Nga porta të sulmi, Lerda ka në dispozicion një grup solid, një stol cilësorë, të gjithë këto janë faktorë të rëndësishëm për të dominuar një kampionat më shumë se konkurrues.



Ndaj Luftëtarit të gjithë ishin protagonist, duke nisur nga kapiteni Alban Hoxha që në momentin më delikat të sfidës priti një 11-metërsh dhe deri te Asani i cili u hodh në fushë si zëvendësues, fitoi dhe shndërroi në gol një penallti që hipotekoi fitoren. Pas një javë shumë të ngarkuar, ku Lerda fitoi sfidën e parë brenda llojit, fitorja ndaj Luftëtarit ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur kreun dhe për të përforcuar edhe më shumë pozitat e italianit dhe të Partizanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb