Adi Kurti ishte protagonist sot për Veronën kundër Romës në ndeshjen e ekipeve U-20. Kapiteni i Kombëtares U-19 shënoi golin e fitores për rezultatin 1-2.
Ishte minuta e 48-të, kur mbrojtësi shtatlartë dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë ndërkohë ishte mbyllur në barazim 1 me 1.
Takimin e zhbllokoi pikërisht Verona me Monticelin. Roma barazoi me Levak, ndërsa më pas Kurti vulosi rezultatin përfundimtar.
Verona corsaro al Tre Fontane: battuta 2-1 la Roma capolista del campionato Primavera 1. Le reti del successo gialloblù portano la firma di Monticelli e Kurti. Si ferma a 7 la striscia di vittorie consecutive dei giallorossi di Falsini ⚽️#sportitalia #verona #roma #primavera1 pic.twitter.com/HfcGN0GFEO
— Sportitalia (@tvdellosport) January 5, 2025