Adoleshentë të moshës 12-13 vjeçare kanë bllokuar një segment të rëndësishëm rrugor në Lungomare, në qytetin e Vlorës, duke realizuar lojra të rrezikshme të frymëzuara nga platformat sociale si TikTok.
Aktivitetet e tilla, që përfshijnë veprime të rrezikshme, kanë shkaktuar shqetësim për sigurinë e kalimtarëve dhe përdoruesve të rrugës, duke vënë në rrezik jetën e adoleshentëve dhe të tjerëve që lëvizin në këtë zonë të frekuentuar.
Video e mëposhtme tregon një grup prej 6 ose 7 fëmijësh që të frymëzuar nga lojrat në TikTok bëjnë veprime që rrezikojnë jetën e tyre.
Ato shfaqen papritur në rrugë teksa qarkullojnë makina, ndërsa mund të kthehen në burim aksidentesh. Në jo pak raste, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të frenojnë për të shmangur përplasjen nga veprimet e pakontrolluara të adoleshentëve.