ELBASAN

Këto janë disa nga momentet e operacionit të policisë së Shtetit në Elbasan me disa të arrestuar, mes tyre Florenc Çapja, një person i akuzuar për vrasje.

Policio Elbasan
Policio Elbasan

Efektivë të RENEA-s shihet teksa ndërhyjnë në banesat e personave për të cilët ishte prerë urdhër-arresti. Të armatosur rëndë, me maska e qen ata futen në banesa dhe kryejnë arrestimet.
Ndërkohë që në radio dëgjohet zëri i shefit të operacionit teksa jep direktivat. Më pas të arrestuarit dërgohen në komisariat.

Gjatë operacionit “Krasta”, disa pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Policia tha se janë zbardhur dhe dokumentuar tri ngjarje kriminale të ndodhur vite më parë.

TË ARRESTUAR
Florenc Çapja; “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë”; “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Endrit Çopja (vendimi u ekzekutua në ambientet e burgut Elbasan)

Për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, të arrestuar:
Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
S. M., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë,

NË KËRKIM
Marjus Lulaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Suel Çela
Shkelqim Sula (për korrupsion)
Ervis Bardhi,
Etien Cani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb