Në Teatrin Skampa në Elbasan u shfaq për herë të parë vepra “Agnesa e Zotit” e dramaturgut amerikan John Pielmeier. Shfaqja, e cila u realizua nga Teatri Shëtitës “Çajupi” me regji të Kiço Londos, mori duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm.

Vepra, e cila trajton tema të thella si besimi dhe shkenca, u interpretua me mjeshtëri nga aktoret Laura Nezha dhe Violeta Trebicka dhe Eni Jani e cila interpretoi Martën duke mbuluar gjatë shfaqjes gjithë gamën e emocioneve nga edukatorja te antagonistja

Aktorja Violeta Trebicka e cila interpretoi në shfaqjen “Agnesa e Zotit”rolin e Nëna Eprore, shpjegon mundësitë e mrekullive duke njohur realitetet e botës së sotme.

Pas suksesit në Elbasan, “Agnesa e Zotit” do të vazhdojë rrugëtimin e saj në qytete të tjera të Shqipërisë gjatë sezonit teatror 2024-2025, duke premtuar të sjellë më shumë emocione dhe refleksione te publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb