Një aksident i rëndë ka ndodhur në një rrugë të Londrës, i cili mban koston e 1 milion paundëve. Mediet e huaja raportojnë se “Audi Q7” ka marrë përpara 11 makina luksoze.

“Daily Mail” ka publikuar pamjet e aksidentit, që tregon përplasjen e fortë të mjeteve, që ka përfunduar me shkatërrimin e disa mjeteve.

“Audi Q7” ka shkatërruar një McLaren me vlerë 200 mijë paund, një Porsche 40 mijë paund dhe një Bentley 200 mijë paund.

Dëshmitarët kanë deklaruar se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë në momentin e përplasjes së mjeteve, duke e krahasuar me rrëzimin e ndonjë helikopteri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: