Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40 në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.
Burime nga vendngjarja bënë me dijë se aksidenti ndodhi ne rrugën pranë Drejtorisë se Tatim-Taksave ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka pësuar dëmtime te renda
Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Policia i ka bërë testin e alkoolit drejtuesit të automjetit të përfshirë në aksident dhe e ka shoqëruar më pas në komisariat.
Sakaq, autoritetet ndodhen në vendngjarja për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.