Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen.
Gazetari i News24, Elidon Ndreka, bëri të ditur se dy automjete janë përplasur njëri me tjetrin në afërsi të Urës me Harqe.
Nuk ka ende të dhëna për persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Dy ditë më parë në të njëjtin vend mbetën të plagosur 5 persona mes tyre 4 gra.