Një aksident ka ndodhur në fshatin Gocaj, aksi rrugor Lezhë-Shkodër.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, ndërsa në aksident janë perfshirë tre automjete.

Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb