Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier – Seman pranë vendit të quajtur  Hoxharë, ku një automjet tip BMV ka goditur nga pas një karrocë.

Nga goditja e fortë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makines dhe një banor i zonës rreth 70 vjeç i cili drejtonte karrocën.

Dy te plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Në vendgjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor i cili  po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier-Seman, në Hoxharë, automjeti me drejtues shtetasin E. Ll., 34 vjeç, banues në Darzezë, është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi Q. Xh., 56 vjeç, banues në Dërmënas.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb