FIER

Një aksident është shënuar mbrëmjet e kësaj të diele në Fier. Në vendin e quajtur  rruga e Çelidradit një automjet tip Audi është përplasur me shtyllën dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se fatmirësisht shoferi nuk ka pësuar asnjë lëndim. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.

Për shkak të aksidentin ka pasur dëme të shumta materiale.

Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve që  mund të krijohet në këtë aks rrugor.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb