FIER

Një aksident masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit paraditen e sotme. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi” ku janë përplasur katër makina me njëra-tjetrën por e ka pësuar një qytetar që lëvizte me biçikletë, i cili është plagosur dhe është transportuar në spital.

Një makine tip “Benz” me targa AA821 NI i ka prerë rrugën një makine tjetër po tip “Benz” me targa AA710GC. Ky i fundit ka devijuar duke kaluar nga krahu i tjetër i rrugës dhe ka përplasur një qytetar i cili ishte duke kaluar me biçikletë.

Policia ka kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Përplasja e makinave ka shkaktuar trafik dhe lëvizje të ngarkuar në qytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: