BILISHT

Dy makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Bilishtit. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.



Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe parakalimi i gabuar, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


(n.m/BalkanWeb)