LEZHË
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.
Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një motor është përplasur me një kamionçinë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri i tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe ambulanca që ka transportuar në spital dy të plagosurit e identifikuar si Agustin Bibaj dhe Florian Picaku, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Milot, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.P., është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin A.M., dhe pasagjer shtetasin F.P., të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.