TIRANË
Një aksident është shënuar pak caste më parë në periferi të Tiranës. Në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, duket se dy makina kanë dalë jashtë rruge duke u përplasur me murin rrethues.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të shënuar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Shkozës.
Pas përplasjes banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarëve. Hetimet e policisë pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e këtij aksidenti rrugor.
(BalkanWeb)