Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Gajushit. Dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të plagosurit, Xh. Sh. dhe M. T., ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident dhe u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb