Momente frike dhe ankthi në sesionin e parë të provave të lira në prag të Çmimit të Madh të Holandës në Moto GP. Jorge Lorenzo pësoi një aksioden të rëndë në minutat e fundit. Piloti spanjoll humbi kontrollin e motorit në kthesën numër shtatë në pistën e Assen, ndërsa rrëzimi i tij ishte me të vërtetë i dhunshëm.

Lorenzo u ngrit vetë, por më pas ndjeu dhimbje dhe probleme me frymëmarrjen, duke detyruar stafin mjekësor të pistës ta dërgojë me urgjencë në spital. Pas testeve rezulton se piloti i Honda është dëmtuar në shpinë, por pa asnjë rrezik për jetën dhe karrierën e tij. Megjithatë, mjekët janë treguar të kujdesshëm sa I përket rikthimit të tij në pistë dhe me shumë mundësi Jorge Lorenzo do të mungojë në Çmimin e Madh të Holandës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb