TIRANË

Ky është momenti i përplasjes fatale të makinës së 37-vjeçarit Elton Macolli, vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti me një kamion brenda tunelit Tiranë-Elbasan.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” videon e regjistruar nga kamerat që ndodhen të instaluara brenda tunelit.

Siç duket dhe nga pamjet, 37-vjeçari Macolli që mbeti i vdekur në këtë aksident, nuk ka bërë asnjë tentativë për të devijuar por me një shpejtësi që sipas ekspertëve ishte 145 km/h godet nga pas kamionin. Në korsinë tjetër shihet edhe një makinë që lëviz paralel me kamionin.

Ndërkohë pas goditjes kamioni vijon rrugën edhe për disa metra, ndërsa makina me 37-vjeçarin brenda kthehet kryq në rrugë. Policia deklaroi se pas përplasjes në mjetin tip “Seat” ka ndodhur edhe një shpërthim pasi makina ishte e modifikuar me impiant gazi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin Tiranë-Elbasan. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë prej 10 vitesh, kur punonte si teknik bordi helikopteri në bazën ajrore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb