Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy të rinjve nga Kosova ka ndodhur pak më parë në kryqëzimin e Blinishtit në Fishtë të Lezhës.

Nga pamjet që ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb”, gazetari Elidon Ndreka, duket se përplasja mes një makine dhe motorit ka qënë e fuqishme.

Dy të aksidentuarit, raportohet se janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia që po kryen hetimet e nevojshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: