Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Buqizë–Peshkopi në vendin e quajtur ura e Okshatinit, Homesh. Një 32-vjeçar doli nga rruga teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip motor.

Përplasja ka qenë e rëndë, ndërsa kanë qenë kalimtar të rastit që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja 32-vjeçari me inicialet B.Nasufi u dërgua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Bluzat e bardha të spitalit të Bulqizës thanë se i riu kishte fraktuara në trup, të shkaktuara nga përplasja e fortë. Policia e Bulqizës shkoi në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb