ITALI

Një i ri shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia ditën e djeshme në Itali. Ata u kapën duke transportuar një sasi të madhe droge, të llojit marijuanë. Mediat fqinje raportojnë se aksioni policor u zhvillua në zonën Marano, ndërsa gjatë kontrollit u zbuluan 112 kg drogë. Sasi e lëndës narkotike ishte fshehur në disa fuçi plastike.

Mediat theksojnë se italianit dhe shqiptarit të arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u janë sekuestruar edhe 50 mijë euro para të gatshme, shumë kjo e cila dyshohet se u përftua nga veprimtaria e paligjshme. Ata aktualisht janë në burg, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb