ITALI

Goditet një rrjet i trafikut të drogës, i cili transportonte sasi të madhe narkotikësh nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se nga 55 persona që janë vënë nën hetim si dhe në pranga kanë përfunduar 41, të cilët janë hetuar përgjatë dy vitesh nga 2015-2017.

Pas arrestimit dhe goditjes së grupit të trafikantëve, togat e zeza kanë dhënë menjëherë masën e sigurisë, teksa 30 janë lënë në burg dhe 11 të tjerë në “arrest shtëpie”.

Nga ky operacion raportohet se janë goditur dy grupe kriminale, mes tyre edhe shqiptarë, por nuk jepen detaje për gjeneralitete e tyre.

Aksioni për arrestimin e tyre i koduar “mesazh i shkurtër ” u zhvillua në Pulia, Leçe, Brindisi dhe në disa zona të  Barit.
(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb