Në Brazil vazhdon telenovela “Neymar”. Sulmuesi brazilian është marrë në pyetje për pesë orë me radhë nga policia e Rio De Janeiro në lidhje me akuzat për përdhunim të bërë publike nga modelja Najila Trindade.

“E vëreteta do të dalë në dritë”, ka thënë ylli i Paris SG, pasi doli nga komisariati duke ecur me paterica, si pasojë e dëmtimit në kaviljen e djathtë, që e detyroi të humbiste Kupën e Amerikës. Sipas mediave braziliane, Neymar ka hedhur sërish poshtë të gjitha akuzat, duke u shprehur se raportet me vajzën akuzuese kanë qenë të gjithë konsensualë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: