Pas më shumë se tre orësh seancë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ekzekutuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion, dhe për shtetasin Andrea Tirana.
Ndërkohë, GJKKO ka ekzekutuar masat e sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, për shtetasin Ilir Pashaj, me detyrë avokat mbrojtës, si dhe për shtetasit Taulant Ramollari dhe Xhulio Musai.
E pyetur nga gazetarët jashtë dyerve të GJKKO, gjyqtarja Vyshka nuk ka pranuar të japë asnjë informacion mbi seancën gjyqësore, duke thënë shkurtër se “do të flasë avokati”.
ORA 09:15
Ka mbërritur këtë të diel në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka.
E kombinuar me çantë e sandale jeshile, si dhe një fustan të bardhë, gjyqtarja shihet nën shoqërinë e policëve duke hyrë në sallën e GJKKO për masën e sigurisë.
Ajo u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
(BalkanWeb)