Pas shumë spekulimesh, tashmë akuzuesja e Neymar ka një emër dhe pamje. Edhe njerëzit në të gjithë botën që javët e fundit kanë konsumuar lajmet e shumta mbi akuzat për përdhunim që rëndojnë mbi futbollistin më të paguar në histori mund të krijojnë një ide mbi atë që ndodhi mbrëmjen e 15 majit në një nga hotelet më eksluzivë të Parisit. Video e shumëpërfolur është bërë publike, teksa në pak sekonda Neymar dhe akuzuesja e tij Najila Trindade Mendes de Souza përplasen fizikisht.

Dt.common.streams.streamserver
Dt.common.streams.streamserver

Më saktë, nga pamjet është 27-vjeçarja që sulmon futbollistin, ndërsa ai i shtrirë në shtrat mundohet të largojë vajzën, e cila dëgjohet të thotë: “Po të godas, sepse ti më dhunove mbrëmë dhe më le vetëm”. Mbi këto pamje ka ardhur edhe një tjetër mbrojtje për sulmuesin brazilian. Teksa kjo video tramsmetohej, në televizion ka ndërhyrë direktë babai-menaxher i Neymar. “Nga këto pamje nuk më duhet të mbroj djalin tim. Duket qartë, viktima është ai”, ka thënë I ati futbollistit. Por shumë i ndryshën është version që jep 27-vjeçarja akuzuese, e cila për herë të parë ka shfaqur identitetin e saj në një intervistë për “SBT”, televizionin e dytë më të madh në Brazili.

“Ishte një aggression dhe përdhunim. Ishte agresiv dhe ndryshe nga djali që kisha njohur kur shkëmbenim mesazhet”, ka thënë De Souza, që e cilëson veten një modele. Ajo pranon se ka shkuar me dëshirën e saj në Paris dhe se Neymar i kishte paguar udhëtimin dhe akomodimin në hotel. Ndërkohë, dëshmia e vajzës dhe video është marrë në dorëzim nga policia e Rio De Janeiro, e cila po heton në lidhje me akuzat mbi Neymar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: