Cagliari ndal Milanin në “Unipol Domus”, në ndeshjen e Serie A që përfundoi 3-3. Vendasit realizuan që në minutën e parë. Gjithçka nisi nga zhvillimi i një goditje këndi, me Zortean që me një të djathtë të bukur nga brenda zonës ndëshkoi mysafirët.
Kuqezinjtë përmbysën shifrat brenda pjesës së parë. Leao mposhti dy herë portierin shqiptar të skuadrës nga Sardegna, Alen Sherri (debutoi këtë të shtunë), përkatësisht në minutat 15’të dhe 40-t.
Zappa vendosi ekuilibrat në fillimin e pjesës së dytë, por gëzimi ishte i përkohshëm pasi Abraham riktheu në epërsi ekipi e Fonsecas. Goli i Zappas në fund i dhuroi një pikë Cagliarit.
(J.S/BalkanWeb)