Kjo është një prej poezive të Alfred Lelës, botuar në vëllimin “Solo” promovuar në Tiranë pak ditë më parë. Lela, që jeton mes politikës, medias dhe tashmë letërsisë si lëvrues e jo lexues, e prezantoi veten mes batutave.
“Kam kuptuar që të flasin mirë për ty në këtë qytet, ose duhet të vdesësh, ose të shkruash ndonjë libër. Unë jam duke shkruar edhe për pak kohë” u shpreh Lela.
Ndërsa vëllimi me poezi ka ardhur para publikut në panair, Lela e promovoi atë në një kohë thellësisht të ngarkuar me nisma politike nga ana e opozitës. Por edhe vetë poezitë sipas tij, janë në një farë forme, pjesë e mosbindjes civile.
“Çfarë bën ti në mosbindje civile? Shkruan libra. Sepse poezia e politika janë të lidhura. Çdo libër është një akt mosbindjeje civile, është përpjekja e një individi, për t’i thënë shoqërisë se këto janë kauzat e çështjet”, tha Lela.
Poezitë e Leles u lexuan nga aktori Neritan Liçaj.