Jesi Lingard ka tërbuar Mançester Junajtidin. Sulmuesi anglez është me pushime në Majemi bashjë me shokun e ekipit, Markus Rashford dhe ka dashur të ndajë me ndjekësit e tij dhomat luksoze që kanë marrë me qira bashkë me disa shokë.

Lingard ka xhiruar dhomat dhe ka shfaqur detaje që nuk u kanë pëlqyer aspak drejtuesve në klubin anglez. Shishe të tëra me pije alkoolike në komodina dhe një skenë “seksi” të njërit prej shokëve të tij me jastëkun e krevatit. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, trajneri Solskajer ka kritikuar ashpër Lingardin për videon e publikuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: