Këtë të hënë, do të rikthehet seanca plenare në parlament pas javës së gjelbër, ku deputetët do të diskutojnë për problemet që kanë hasur në terren me qytetarët.
Në fokus të seancës plenare do të jenë institucionet më të rëndësishme të drejtësisë. Krerët e institucioneve të drejtësisë do të paraqiten në Kuvend, për të raportuar punën e tyre. Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku do të shqyrtohen raportet e veprimtarisë vjetore të pesë institucioneve të pavarura të drejtësisë. Kështu, sot pritet të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023.
Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023.
Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.
(Balkanweb)