Në një kampionat mjaftueshëm konkurrues dhe të çuditshëm, ku të parashikosh është e pamundur, ku diferencën e bën ai ekip që gabon më pak, mendon Laçi për të përzierë edhe një herë kartat. Më 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, ekipi kurbinas futet me prepotencë në garë për objektiva të rëndësishëm. Pas një fillim sezoni me shumë probleme, tashmë nën drejtimin e Armando Cungut, Laçi e sheh veten 5 pikë larg kreut. Fitorja e fundit me “poker” golash në transfertë përballë Skënderbeut, ishte një mesazh i qartë për të gjithë rivalët, Laçi është rikthyer të bëjë laçin, një ekip ekspert i futbollit shqiptar në vitet e fundit. Armando Cungu shijon këtë ecuri pozitive ndërsa ndalet duke i bërë një analizë të ftohtë këtij sezoni që për teknikun shkodran është sa konkurrues por dhe absurd:



Ndryshe nga sezonet e mëparshme, Armando Cungu ka në dispozicion një “bishë” të vërtetë në sulm, Nuabueze, autori i 11 golave. 7 gola ka shënuar sulmuesi nigerian brenda një harku kohorë prej 15 ditësh, shifra të pabesueshme për nivelin e futbollin shqiptar, pa diskutim golashënuesi më i mirë dhe futbollisti i momentin.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: