Ka shumë tension në Barcelonë në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Tifozët e Liverpulit kanë pushtuar Barcelonën për ndeshjen e madhe, ndërsa janë regjistruar dhe incidente.

Sipas “Mundo Deportivo”-s, 6 tifozë të kuq janë arrestuar, pasi kanë goditur policinë me shishe dhe mjete të forta. Tifozë të tjerë kanë shqetësuar banorët dhe turistët, madje kanë hedhur dhe disa prej tyre në shatërvanin e “Placa Reial”.

Liverpuli ka reaguar menjëherë nëpërmjet një komunikate zyrtare, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me forcat e rendit për të indentifikuar përgjegjësit e akteve të dhunës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb