Argjentina arriti që të fitonte çerekfinalen ndaj Venezuelës, me shifrat 0-2, e të avancojë më tej në turin tjetër, në Kupën e Amerikës.

Në “Maracana” të Rio de Zhaneiros, sfida nisi në mënyrën më të mirë për “albiçelestët”. Që në minutën e 10-të, në zhvillimet e një goditje këndi, ishte njeriu i momentit për ekipin e Skalonit, Lautaro Martinez, që shtyu topin drejt rrjetës, dhe i çoi të tijtë në avantazh.

Me kalimin e minutave, Argjentina dhe Venezuela të dyja pretenduan për penallti, por me ndihmën e VAR-it asnjëra nuk u akordua. Argjentina provoi sërish për të gjetur golin e dytë, por ai erdhi vetëm në minutën e 74-t. Pas një goditje të Agueros nga jashtë zone, portieri venezuelian nuk e ndali dot me duar, dhe topi mbeti brenda zone. Aty përfitoi Xhovani Lo Selso, i cili shtyu topin drejt rrjetës për të qetësuar gjithë bashkëkombësit e tij.

Kështu, Argjentina kalon në gjysmëfinale pas kësaj fitore, dhe do të gjejë përballë Brazilin, që kaloi me penallti Paraguain./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb