3 gola, 7 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq. Një  “betejë” e vërtetë ajo mes Argjentinës dhe Kilit e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Amerikës. Skuadra e trajnerit Skaloni arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 duke u larguar nga kompeticioni me medaljen e bronzit.


Ishte Serxhio Aguero njeriu që hapi serinë e golave në minutën e 12-të. Pas një asisti fantastik të Mesit, sulmuesi i Sitit nuk fali duke e dërguar topin në rrjetë.


Argjentina nuk u mjaftua me këtë gol, teksa në minutën e 22-të, Dibala dyfishoi shifrat. Kur u mendua se gjithçka do të shkonte normalisht, në minutën e 37-të ndodh një incident i pakëndshëm, teksa Mesi kacafytet me futbollistin e Kilit Geri Medel, teksa gjyqtari i përjashton të dy nga fusha e lojës.


 

Me daljen e Mesit me karton të kuq, Argjentina humbet disi terren, teksa në minutën e 59-të Vidal ngushton shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq, pasi skuadra e Skalonit arriti ta ruante epërsinë deri në fund.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb