Nuk është një Argjentinë për tifozë me zemër të dobët, kjo u kuptua që në sfidën e parë kundër Kolumbisë por u konfirmua edhe kundër Paraguait, ku Messi me shokë dolën sërish të zhgënjyer dhe me shumë pikëpyetje për të ardhmen. Nuk mjaftuan as ndryshimet e mëdha në formacionin titullar, as zëvendësimet gjatë ndeshjes, thjeshtë janë me fat që dolën më një pikë.

Sanchez kaloi Paraguain në avantazh në minutën e 37-të ndërsa Messi iu përgjigj nga 11-metra distancë duke barazuar shifrat në minutën e 57-të. Për fat të mirë të Messit dhe tifozëve argjentinas, Gonzalez shpërdori një 11-metërsh për Paraguain pak minuta më vonë duke bërë që dy ekipet të dalin me një pikë nga kjo sfidë e dytë në Kupën e Amerikës. Me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, me 1 gola të shënuar dhe 3 të pësuar, Argjentina renditet në vendin e fundit, duke u kaluar dhe nga Katar por Messi beson ende te kualifikimi:

“Ekipi është i plagosur, por jemi të bindur se mund të fitojmë kundër Katarit. Do të ishte çmenduri nëse nuk do të kalonim fazën e grupeve. Po kalojmë një moment të vështirë, por jemi të përqendruar për sfidën e fundit”, u shpreh Messi. Pavarësisht se “pleshti” është i sigurt në atë që thotë, as fitorja kundër Katarit mund të mos mjaftojë pasi nëse Paraguai do të mposht Kolumbinë në sfidën e fundit, Argjentina do të eliminohej.

Aktualisht grupi B kryesohet nga Kolumbia në kuotën e 6-të pikëve pas fitores minimale 1-0 kundër Katar ku vendosi një gol i shënuar nga Zapata në minutë ne 86-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb