Janë luajtur në sot në orën 16:00 pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 24 në “Premier League”.

Te Arsenal duket se ka ndikuar pozitivisht largimi i Alexis Sanchez pasi “topçinjtë” kanë fituar bindshëm 4-1 kundër Crystal Palace. Ekipi që drejtohet nga Wenger zhbllokoi takimin që në minutën e 6-t me Monreal, më pas Iwobi, Koscielnly dhe Laccazzete i dërguan shifrat në 4-0 që në minutën e 22-t.

Në fraksionin e dytë të lojës pati vend vetëm për një gol të miqve që ishte sa për statistikë.

Në takimin tjetër Manchester United ka arritur të fitojë me vështirësi por që gjithsesi goli i Martial ka patur vlerën e 3 pikëve. Francezi realizoi në minutën e 56-t pas një këmbëngulje të gjatë të Lukakut që asistoi për golin e fitores.
1516465351889_lc_galleryImage_Manchester_United_s_Antho

Everton edhe pse ka afruar shumë futbollistë të rinj dhe me emër në skuadër sot e ka dërguar në 6 numrin e ndeshjeve pa fitore. Blutë e Liverpool janë ndalur në një barazim 1-1 kundër West Brom. Miqtë kaluan të parët në avantazh por goli i Niasse në minutën e 70-t vulosi takimin. Për Everton nuk mjafton as afrimi i tukut Tosun e as Walcot nga Arsenal.

Renditja e “Premier League” pas javës së 24

premier

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb