Premier League zbriti në fushë këtë të shtunë për ndeshjet e radhës. Arsenal vuan por triumfon 4-2 ndaj Leicester në shtëpi.
Gjërat u menduan se do të ishin të lehta për londinezët, pasi kaluan në epërsi të dyfishtë. Martinelli dhe Trossard realizuan në pjesën e parë, duke bërë që ekipi i Artetës të shkojë në dhomat e zhveshjes i qetë. Mysafirët e Leister u rifutën në lojë me dopietën e Justin. Arsenal ia doli të merrte 3 pikët, pas golit të Trossard në kohën shtesë, ndërda në fund pati kohë edhe për një gol të Havertz.
Në ndeshjen tjetër, Chelsea koleksionon fitoren e 3-të radhazi. Blutë e Londrës mundën 4-2 Brighton, në një ndeshje spektakolare. Sfida Nottingham Forest-Fulham përfundoi 0-1.
(J.S/BalkanWeb)