Medon Berisha ishte titullar në ndeshjen e Lecces ndaj Monzës në shtëpi dhe menjëherë, mesfushori i kombëtares u shndërrua në protagonist absolut.
Berisha dhuroi asist magjik në minutën e 3-të , një top i gjatë i tij përfundoi te Tete Morente, i cili nuk fali.
21-vjeçari Medon Berisha ka luajtur vetëm 5 ndeshje në këtë sezon, i kushtëzuar nga dëmtimi që e la jashtë fushave për një periudhë kohe.
(J.S/BalkanWeb)