Qazim Laçi ka dhuruar assist me fanellën e Spartës së Pragës. Mesfushori i Kombëtares shërbeu për Rrahmanin në minutën e 51-të, me këtë të fundit që realizoi në portën e Jablonec.

28-vjeçari Laçi jep kështu asistin e 3-të për këtë sezon në kampionatin çek, teksa ka shënuar edhe një gol, në 14 sfida ku është aktivizuar. Ai është pjesë e ekipit nga Praga që nga viti 2022.


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb