Në futbollin italian nuk ndodh shpesh që një skuadër të dominoj një 90-minutësh siç bëri Atalanta kundër Empolit, shifra të cilat as Juventus nuk i ka arritur këtë sezon: 32 raste për gol, 18 goditje në kuadrat por në fund nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.

Ky nuk është një përfundim logjik dhe sigurisht që bargamaskët dalin më një shije të hidhur, lënë dy pikë të rëndësishme në garën e tyre për të siguruar një vend në kupat e europës. Trajneri Gasperini nuk preferoi asnjë nga legjionarët shqiptar, la në stol për 90-minuta si Berishën ashtu dhe Gjimshitin. Titullarë dhe përcaktues për Empolin ishte Frederik Veseli:

Empoli Veseli
Empoli Veseli

Gaboi fillimisht duke ulur një top të bukur për Zapata, më pas merr vetëm duke shpëtuar një gol të sigurt nga Freuler, një ndërhyrje e cila vlen sa një gol, nota 7 për Veselin, shkruan TuttomercatoWEeb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb