Atalanta e Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës është mundur me rezultatin minimal 0-1 në shtëpi nga Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Seria A”.

Këtë takim ku titullar u rikthye portieri i kombëtares sonë e vendosi goli i Barella-s në fundin e pjesës së parë. Kujtojmë që kapiten trajneri Gasperini kishte zgjedhur mbrojtësin Gjimshiti, i cili në fillimin e pjesës së dytë u zëvendësua duke i lënë vendin Gomez.

Kjo javë ka rezultuar e hidhur edhe për Napolin e Elseid Hysajt, që është mundur 3-0 në transfertë nga Smapdoria.

Një rezultat që askush nuk e priste, duke shtangur skuadrën e Anchelotti-t, që në këtë mënyrë lë Juventusin të shkëputet në vendin e parë me pikë.

Golat për dorianët u shënuan nga Defrel dy herë dhe Quagliarella.

Ndërkohë 3 pikët e para në kampionat i ka marrë skuadra e Lazio-s ku luan edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha. Skuadra e kryeqytetit italian pas humbjeve kundër Napolit dhe Juventusit ka mundur sot minimalisht 1-0 Frosinone-n.

Autori i golit me vlerë tre pikët ishte spanjolli Luis Alberto.

Renditja e “Seria A”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb