Rreth dymijë tifozët i kanë rezervuar ekipit të Atalantas një pritje të nxehtë pas fitores me përmbysje që arritën kundër Napolit. Me flakadanë, banderola dhe kore, tifozët kanë falënderuar ekipin për atë fitore të madhe në stadiumin “San Paolo”.

Avioni me futbollistët e Atalantës zbarkoi në aeroport rreth orën 23:25 por kjo nuk i pengoi tifozët të ishin të pranishëm. Trajneri Gasperini, Gomez dhe Iliçiç ishin ata që e shijuan më shumë këtë pritje. Tifozët gjithashtu kërkuan nga skuadra që të fitojnë dhe Kupën e Italisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: