Atalanta vuan por ia del të fitojë 2-1 ndaj Udineses. Miqtë realizuan të parët me Kamara, por vendasit nga Bergamo përmbysën shifrat falë një goli të Pasalic dhe një autogoli të Toure.
Në këtë sfidë u dëmtua Berat Gjimshiti, situata e të cilit shqetëson kampin e Atalantës dhe të kombëtares shqiptare. Të besuarit e Gasperinit renditen në vendin e dytë.
(J.S/BalkanWeb)