VLORË

Gjykata e Apelit në Vlorë nën masa të rrepta sigurie ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për personat e arrestuar në lidhje me atentatin e kryer ndaj shtetasit, Inez Hajrulla në maj të këtij viti, ku si pasojë mbeti i plagosur aksidentalisht shtetasi Dajko Canodemaj.


Gjykata ka lënë në burg autorët e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa bëhet fjalë për shtetasit: Daut Elmazi; Albano Goxhaj; Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti.

NJOFTIMI PER NGJARJEN

Ngjarja ndodhi në 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se: Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve: D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë; A. G., 24 vjeç, banues në Fier; D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: